Protestues serbë me thirrje 'Kosova është zemra e Serbisë' përpara ambasadës së Shqipërisë atje

  • A.P /
  • 16 tetor 2021 - 19:14
Protestues serbë me thirrje 'Kosova është zemra e Serbisë' përpara ambasadës së Shqipërisë atje

Një grup protestuesish me orientime ideologjike të krahut të djathtë ekstrem në Serbi kanë protestuar përpara Ambasadës së SHBA’së atje dhe asaj të Shqipërisë për serbët në Kosovë, duke bërë edhe thirrje nacionaliste.

Siç bën të ditur rel, sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona.

Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë në Serbi, duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit tutje bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)