18 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 20:41
18 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

18 vjeçari Arlind Gashi nga Prishtina vuan nga sëmundja e kancerit dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ai duhet t’i nënshtrohet një operimi urgjent i cili kushton 48 mijë euro e të cilat familja e ka të pamundur t’i sigurojë, prandaj ka kërkuar ndihmë nga njerëzit vullnetmirë për ta mbledhur këtë shumë.

Më poshtë i gjeni mënyrat se si mund ta ndihmoni 18 vjeçarin Arlind Gashi nga Prishtina.

(Kosova Sot Online)