Agim Bahtiri realizoi vetëm 8 premtime në katër vjet mandat

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 21:12
Agim Bahtiri realizoi vetëm 8 premtime në katër vjet mandat

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë katër vjetëve mandat realizoi vetëm 8 premtime. Gjithashtu, Bahtiri duhet të jetë një nga kryetarët që bëri më së paku premtime, ani pse qeveris me një nga komunat më të mëdha në Kosovë dhe po synon mandatin e tretë.

Sipas Institutit GAP, Bahtiri bëri vetëm 12 premtime, nga të cilat realizoi 8. Krahasuar me kryetarët e të tjerave komuna të mëdha, 12 premtime konsiderohen shumë pak.

Kryetari i Gjokvës, Adrian Gjini bëri 78 premtime. Shpend Ahmeti në Prishtinë bëri 81. Lutfi Haziri në Gjilan bëri 31 premtime. Haskuka i VV-së në Prizren bëri 49 premtime.

E në katër vjet mandat, Bahtiri i bie të ketë realizuar një premtim çdo gjashtë muaj. Një premtim tjetër është përmbushur pjesërisht, një tjetër ka filluar, ndërsa dy nuk ka në filluar fare.

Bahtiri kishte premtuar psikolog në të gjitha shkollat. Ky premtim nuk është realizuar kurrë, edhe pse Komuna e Mitrovicës në fund të mandatit ka shpallur tri vende të lira pune për psikolog që do të angazhohen në shkollat e Mitrovicës.

Ndërsa premtimi tjetër pati të bëjë me ËC-të publike rrej lumit Ibër, afër liqeneve artificiale. Komuna ka nisur me ndërtimin e dy ëc publike në qendër të qytetit, por jo edhe përgjatë lumit Iber.

Bahtiri këtë mandate garon nën logon e Vetëvendosjes, ndërsa kundërkandidatë i ka Bedri Hamzën e PDK-së dhe Armend Agollin nga LDK.

(Kosova Sot Online)