Ja çfarë moti do të kemi për ditën e zgjedhjeve

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 07:20
Ja çfarë moti do të kemi për ditën e zgjedhjeve

Përgjatë ditës së diel, është paraparë të mbahet mot i vranët me intervale të shkurta dielli, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.

(Kosova Sot Online)