Ngjarje e rëndë, babai vret aksidentalisht të bijën 15 vjeçare

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 07:59
Ngjarje e rëndë, babai vret aksidentalisht të bijën 15 vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku babai vrau aksidentalisht me armë zjarri vajzën e tij 15-vjeçar.

Ngjarja u regjistrua në provincën e San Felice del Benaco, në Brescia ndërsa 57-vjeçari Roberto Balzaretti po mbante në dorë pushkën dhe po ua tregonte të afërmve. Papritmas një krismë u dëgjua, i cili goditi vajzën e mitur.

Karabinierët kanë nisur hetimet dhe po pyesin dëshmitarët, por pista më e mundshme mbetet ajo e aksidentit.

(Kosova Sot Online)