Voton Lumir Abdixhiku, i uron 41 mijë qytetarët që kanë të drejtë vote për herë të parë

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 10:18
Voton Lumir Abdixhiku, i uron 41 mijë qytetarët që kanë të drejtë vote për herë të parë

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Abdixhiku tha se sot është festë për demokracinë derisa uroi votuesit e ri.

“Sot natyrisht është festë, s’ka gjë më të bukur kur qytetarët vendosin për udhëheqësit.  Ju falënderoj juve medieve e komisionarët, vëzhguesit. Dhe i uroj 40 mijë votuesit e ri që për herë të parë votojnë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)