Babai i Majlinda Kelmendit: Unë votova, besoj që qytetarët do të dalin masivisht

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 11:20
Babai i Majlinda Kelmendit: Unë votova, besoj që qytetarët do të dalin masivisht

Babai i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Ismeti, në një intervistë njofton se bashkë më gruan kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Ai tha se votën e kanë hedhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.

“Sot janë zgjedhjet, besoj që krejt qytetarët do të dalin masivisht dhe do të votojnë për kandidatin që do ta zgjedhin. Besoj që do të dalin një numër i madh i qytetarëve. Kam qenë në votim me të shoqen në orën 09:00”, tha ai.

I pyetur nëse Majlinda ka votuar, ai tha: “Majlinda momentalisht është në Prishtinë, do të vijë më pas me motrat e saj për të votuar”.

(Kosova Sot Online)