Ambasada e Italisë në Kosovë bën thirrje për të votuar

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 11:34
Ambasada e Italisë në Kosovë bën thirrje për të votuar

Ambasada e Italisë në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen ditën e sotme.

Në një postim në rrjete sociale, ambasada tha se mos humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet.

“Zgjedhjet lokale po mbahen në 38 komuna në tërë Kosovën. Më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë. Kalofshi një ditë të bukur Zgjedhore. Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)