Haskuka komenton motin pasi kryen obligimin qytetar

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 12:04
Haskuka komenton motin pasi kryen obligimin qytetar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar gjithë qytetarët prizrenas të dalin të votojnë në zgjedhjet lokale.

Pasi votoi në Qendrën e votimit “11 Marsi” në Prizren, Haskuka tha se sot është një ditë e mirë.

“Sot një ditë e bukur edhe temperaturat e mira, prandaj i ftoj të gjithë qytetarët të komunës së Prizrenit, por edhe komunave të tjera të dalin të votojnë. Të përdorin të drejtën e tyre për të treguar për qeverisjen lokale dhe për atë se kënd duan të qeverisin. Andaj i ftoj gjithë qytetarët të përdorin të drejtën e tyre dhe të votojnë”, tha Haskuka.

(Kosova Sot Online)