Milaim Zeka jep ‘detaje’ rreth festivalit të premtuar ‘Miss Gjyshja’

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 14:08
Milaim Zeka jep ‘detaje’ rreth festivalit të premtuar ‘Miss Gjyshja’

Milaim Zeka gjatë ditës së bashku me bashkëshorten e tij ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Zeka tha se menjëherë pas zgjedhjeve do të fillojmë përgatitjen e spektaklit “Miss Gjyshja Ferizaji”.

“Këtë spektakël që do të mbahet në Ferizaj do ta moderojë unë me Morena Tarakun”, tha Zeka me të qeshur.

Derisa bashkëshortja e tij u shpreh se Milaimi nuk e di se çfarë flet, edhe pse vazhdon duke thënë se ai ka pasur punë gjithmonë me gjyshe, përjashtim sipas saj bën vetëm ajo.

(Kosova Sot Online)