Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit, ndalohet nga Policia

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 15:43
Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit, ndalohet nga Policia

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj i cili tha se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.

Personi sipas Policisë është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 Kuvendeve Komunale.

(Kosova Sot Online)