Vetëvendosje: Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 17:55
Vetëvendosje: Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë masivisht të drejtën e votës.

“Të dashura qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

edhe më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e vendvotimeve. Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor.

Ju ftojmë që masivisht të ushtroni të drejtën tuaj! Çdo votë ka vlerë të madhe për jetën e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

(Kosova Sot Online)