Tre persona të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Gjermani

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:07
Tre persona të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Gjermani

Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Baden- Wuerttemberg në Gjermani të dielën.

Tani për tani është e paqartë nëse dikush është i zhdukur.

Hetuesit po mundohen të kuptojnë se nga cili vend është nisur helikopteri Robinson R44.

Një zëdhënës i Policisë tha se sapo të kuptohet kjo do të bëhet e ditur edhe se sa persona ishin brenda helikopterit.

Helikopteri u rrëzua të dielën pasdite në një mal në Buchen, afër kufirit me Hessen dhe Bavarinë.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Mbetje të helikopterit u gjetën të shpërndara për qindra metra në mes të malit, sipas zëdhënësit të Policisë në vendngjarje.

Sipas të dhënave nga Byroja Federale e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, aksidentet e helikopterëve janë të rralla.

Vitin e kaluar u shënuan katër aksidente që përfshinë helikopterë të aviacionit civil në Gjermani dhe në asnjërin nga ta nuk pati vdekje apo lëndime serioze.

(Kosova Sot Online)