Lutfi Haziri thërret konferencë për media 1 minutë pas mbylljes së kutivë

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:27
Lutfi Haziri thërret konferencë për media 1 minutë pas mbylljes së kutivë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit dhe njëherit kryetar i kësaj komune ka ftuar konferencë për media 1 minutë pas mbylljes së kutivë të votimit.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së së Gjilanit ka bërë të ditur se Haziri do të dalë në konferencë për media në ora 19:01.

Ajo çfarë është raportuar minutat e fundit në media është se në Gjilan po zhvillohet garë e ngushtë zgjedhore.

Ky është njoftimi i plotë i LDK-së:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se sonte në ora 19:01, kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, mban konferencë për media, në selinë e LDK-së.

Jeni të mirëseardhur!

Gjilan, 17 tetor 2021.

(Kosova Sot Online)