![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Festë në selinë e LDK-së në Vushtrri, qan Xhafer Tahiri
![Festë në selinë e LDK-së në Vushtrri, qan Xhafer Tahiri](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/17/auto_Screenshot_9-7-600x3601634492670.png)
Sipas një Exit Polli të Baton Haxhiut të publikuar në Kanal 10, Xhafer Tahiri është i pari për nga numri i votave. Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka marrë 37.1 për qind, ndërsa kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 29.9 për qind. Garë e nxxehtë për vendin e dytë është mes PDK-së dhe VV-së, ku Rexhepi nga VV-ja ka marrë 29.0 për qind.
Festa në selinë e LDK-së në Vushtrri ka nisur, ku nga disa pamje të siguruar shihen duke kërcyer, ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri duke mbajtur fjalim nuk i ndalon dot lotët.
(Kosova Sot Online)