Fillon numërimi i votave në Pejë, prin Gazmend Muhaxheri

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 20:29
Fillon numërimi i votave në Pejë, prin Gazmend Muhaxheri

Ka filluar numërimi i votave në komunën e Pejës pasi procesi i votimit u mbyllë në orën 19:00. Sipas rezultateve të para, prin kandidati i LDK-së dhe njëherësh kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka 56.87% të votave apo 2.031 vota.

Rrustem Berisha i AAK-së për momentin ka 21.37% të votave 763 vota gjithsej, ndërsa kandidati i VV-së, Gazmend Agusholli ka 20.95% të votave apo 748 vota.

Muhaxheri është kryetar aktual dhe udhëheq me Pejën që prej vitit 2013. Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve për mandatin e tretë.

(Kosova Sot Online)