4,23% të votave të numëruara, ky kandidat për kryetar të Prishtinës i ka veç dy vota

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 20:54
4,23% të votave të numëruara, ky kandidat për kryetar të Prishtinës i ka veç dy vota

andidati për kryetar të Prishtinës, Florim Isufi nga Partia Balliste, e ka marrë vetëm dy vota, kur janë numëruar 4,23% e votave në kryeqytet. Pesë më shumë i ka marrë deri tash Avni Çakmaku nga Partia Fjala.

Kandidati i LVV-së, Arben Vitia prin nga votat e para të numëruara në kryeqytet me 42,92%.

Përparim Rama nga LDK-ja radhitet i dyti me 31,05% të votave.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili radhitet pas tij me 18,24%.

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka marrë deri tash 5,88%, ndërsa Gëzim Mehmeti nga AKR-ja vjen pas tij me 1,66%


(Kosova Sot Online).