Ilir Ferati shpall fitoren në Istog, publikon pamje nga festa

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 22:32
Ilir Ferati shpall fitoren në Istog, publikon pamje nga festa

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren dhe ka publikuar fotografi nga festa e simpatizantëve të kësaj partie atje

Ferati ka shkruar në Facebook se Istogu frymon me LDK-në.

“Festa e fitores në Istogun e Ibrahim Rugovës. Ky vend frymon LDK, gjithmonë e përjetë. Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit prej Jush”, ka shkruar Ferati.

(Kosova Sot Online)