Numërohen mbi 86% të votave në Viti, LDK dhe VV rrezikojnë të shkojnë në balotazh

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:20
Numërohen mbi 86% të votave në Viti, LDK dhe VV rrezikojnë të shkojnë në balotazh

Në komunën e Vitisë janë numëruar 86.21% të votave të përgjithshme.

Në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo komunë rrezikon që të shkojë në balotazh.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë gara pritet të jetë në mes të kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Haliti dhe kandidatit të VV-së, Arsim Ademi.

Nga rezultatet e orës 23:09, Haliti po prin me 41.78% të votave, teksa Ademi me 35.08% të votave. 

{20:42} VV-ja e kalon me rezultat PDK-në në Viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Viti i pari me vota po prin Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 41.94% të votave, ose 2.977 vota.

I dyti në renditje me vota Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje me 33.53% të votave, ose 2.380.

Teksa i treti në renditje është Bekim Azizi i Partisë Demokratike të Kosovës me 24.53% të votave, ose 1.741 vota gjithsej.

(Kosova Sot Online)