Agim Aliu prin dukshëm me vota në Ferizaj

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:27
Agim Aliu prin dukshëm me vota në Ferizaj

Kandidati i Partisë Demokrtatike të Kosovës në Ferizaj, Agim aliu është duke prirë bindshëm në Ferizaj, pas numërimit të 81.60% të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Aliu është duke prirë me 62.71% të votave.


Pas tij renditet kandidati i LVV-së, Valon Ramdani me 25.61% të votave.
E treta në radhë është kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi me 9.38% të votave, teksa Arben Halili i AAK-së aktualisht gjendet i fundit me 2.29% të votave. 

{20:28} Agim Aliu prin bindshëm me vota në Ferizaj, ky është rezultati

Nga përditësimi i numërimeve të votave i orës 20:23, në Ferizaj po prin Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me 64.05 për qind. Pas tij është kandidati i LVV-së, Valon Ramdani me 25.24 për qind.

Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet e treta me 8.58% të votave.

Ndërkohë nga numërimet e deritanishme, Arben Halili i AAK-së ka 2.13% të votave të numëruara. 

(Kosova Sot Online)