Vazhdon numërimi në Gjilan e Podujevë me përmbysje rezultati

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 01:46
Vazhdon numërimi në Gjilan e Podujevë me përmbysje rezultati

Kandidatët e LDK-së për kryetar të Gjilanit kanë përmbysur rezultatin në dy komuna.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri ka dalë i pari tashmë kur janë numëruar 88,25 përqind të votave, dhe po udhëheq me 44,22 përqind.

Ai ka lënë mbrapa Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje me 44,10 përqind të votave i cili deri para pak minutash ishte duke udhëhequr.

Përmbysje ka pasur edhe në Podujevë ku kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka dalë i pari me 44,31 përqind të votave, ndërsa Shpejtim Bulliqi është i dyti me 43,98 përqind.

(Kosova Sot Online)