Drenasi shkon në balotazh, Lladrovci dështon t’i fitojë mbi 50%

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 02:05
Drenasi shkon në balotazh, Lladrovci dështon t’i fitojë mbi 50%

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Drenasit.

Atje, Ramiz Lladrovci i PDK-së nuk ka arritur që ta sigurojë fitoren në raund të parë pasi që ka marrë 45.62 përqind të votave.

I dyti është radhitur Driton Ajazi me 30.74 për qind të votave.

Fejzi Kiqina i VV-së ka marrë 16.9 për qind. 

(Kosova Sot Online)