Kaq vota mori kandidati i AAK-së që thoshte se lexonte lektyra në kohë të lirë

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 03:00
Kaq vota mori kandidati i AAK-së që thoshte se lexonte lektyra në kohë të lirë

Kastriot Berisha, kandidat i AAK-së për Malishevën ishte bërë viral gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Atë e kishte bërë të njohur një deklaratë në një debat televiziv ku thoshte se në kohë të lirë lexon lektyra.

E Berisha, në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ ka marrë 917 vota në Malishevë, apo thënë më mirë në përqindje, 4.30%.

Malisheva do të jetë njëra ndër komunat që shkon në balotazh pasi që atje Ekrem Kastrati i Nismës si i pari ka marrë 34.30 për qind të votave. 

(Kosova Sot Online)