Ky është rezultati në Prishtinë pas numërimit të 99% të votave

  • E.K /
  • 18 tetor 2021 - 08:18
Ky është rezultati në Prishtinë pas numërimit të 99% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë. Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet.

Arben Vitia dhe Përparim Rama do të jenë në garë për karrigen e të parit të kryeqytetit, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ndryshe, në vendin e tretë në Prishtinë është renditur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, me 21.61%, apo 18 mijë e 23 vota.

I katërti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%.

(Kosova Sot Online)