Këta katër kryetarë komunash fitojnë pa balotazh

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 08:40
Këta katër kryetarë komunash fitojnë pa balotazh

Vetëm katër kryetarë aktual të komunave kanë arritur ta sigurojnë fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 17 tetor

Agim Aliu i Ferizajit e ka rikonfirmuar besimin nga qytetarët dhe do të vazhdoj edhe një mandat tjetër.

Në Suharekë, Bali Muharremaj do të vazhdojë të jetë në krye të komunës.

Imri Ahmeti i LDK-së do të jetë edhe për një mandat në krye të komunës së Lipjanit.

Edhe Deçani do të vazhdojë të drejtohet nga Bashim Ramosaj i AAK-së.

(Kosova Sot Online)