I pari i gastronomëve: Po iu lutem na lini të mbijetojmë

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 14:52
I pari i gastronomëve: Po iu lutem na lini të mbijetojmë

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, ka bërë një lutje publike.

Ai tha se duke qenë se rastet kanë rënë e vaksinimi i popullësisë po shkon në nivel, duhet lehtësuar masat, sidomos për gastronominë.

Përmes një statusi në Facebook, Kllokoqi tha se Qeveria Kurti, saktësisht, MSH-ja duhe t’i lënë ata që të mbijetojnë.

“Po ju lutem të na zgjatni orarin dhe të na lini të mbijetojmë. Pasiqë e keni kuptuar edhe vetë ju që këto masa nuk janë të nevojshme, atëherë kjo është edhe më pak e nevojshme për ne të cilët kemi përgjegjësi më shumë se ju ndaj punëtorëve tanë. Mos na ngarkoni me barrë të panevojshme. Ti ndryshojmë bashkë masat, e ju ta largoni hipokrizinë!” shkroi ndër tjera Kllokoqi.

(Kosova Sot Online)