Çun Lajçi: S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 15:05
Çun Lajçi: S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.

Lajçi thotë se nuk kishte me besua se një ditë Drenica do t’i gëzohet humbjes së djalit të Hamëz Jasharit dhe familjes së Legjendarit në Drenicë.

Lajçi përmes një postimi në facebook shkruan se, Drenica ka pas trima, por nuk e ka ditë se e urrëjnë trimninë e vet dhe njeriun e vet nuk e duan.

Ai shton se nuk e ka ditë që kaq lehtë mshtrohen.

Lajçi shkruan se, Bekimi dhe Jasharajt nuk janë humbja, por janë Kosova dhe krenaria e shqiptarë.

“Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s'duhet e s'dua ta them!”, shkruan në fund Lajçi.

Postimi i plotë:

Jasharajt janë Kosova

Tri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.

S'ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n'fushat e Kosovës!

Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua "Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica"

Cilit keni me ia knua tash ket kangë. Cilit?

Prap po them s'ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s'kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n'secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë. E kisha nga frika, jo nga profecia!

Unë s'isha profet me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s'kisha me besua se nji Drenicë ka me iu gëzua nji ditë humbjës së djalit t'Hamëz Jasharit e familjës së Legjendarit!

Drenica ka pasë trima, këtë e di, por s'e kam ditë se e urrejnë trimninë e vet e njeriun e vet s'e duen. S'e kaq leht mashtrohen!

I biri i Hamzës e Jasharajt s'janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!

Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s'duhet e s'dua ta them!


(Kosova Sot Online)