VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 16:16
VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal

Vetëvendosje ka rreth 3% diferencë me PDK-në në Prizren sa i përket votave për kuvend komunal.

Kur janë numëruar 214 vendvotime nga 221 të tilla, Vetëvendosje ka fituar 15 mijë e 350 vota apo 28,59% e pasuar nga PDK-ja me 13 mijë e 870 vota apo 25,83%.

Ky qytet do të shkojë në balotazh pasi asnjëri nga kandidatët s’ka arritur të fitojë mbi 50% të votave.

(Kosova Sot Online)