1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 16:18
1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se deri tani 1,5 milion vaksina Anti-COVID janë administruar në Kosovë.

Sipas MSH’së, asgjë nuk ka mbaruar akoma, andaj vaksina është mbrojtja më e mirë që kemi.

“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Shkrimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar. 

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova.

(Kosova Sot Online)