A e pranon humbjen fatale në Mitrovicë -  Agim Bahtiri!

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 22:36
A e pranon humbjen fatale në Mitrovicë -  Agim Bahtiri!

Kryetari në ikje, Agim Bahtiri, ka pranuar humbjen dhe ka uruar edhe publikisht për fitoren kundërkandidatin e tij nga PDK, Bedri Hamza.

Përmes një shkrimi në facebook, ai tha se në në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb, teksa falënderoi qytetarët që i kanë besuar për dy mandate me radhë por edhe ata që i besuan kësaj here.

Bahtiri tha se gjithcka do jetë gati për t’ia dorëzuar Hamzës detyrën, dhe shtoi se i ka kërkuar atij që projektet e filluara të mos ndërpriten.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t'ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.


(Kosova Sot Online)