Shqipëria dhe Kosova ngrenë Sekretarit të Përbashkët për implementimin e marrëveshjeve

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 20:12
Shqipëria dhe Kosova ngrenë Sekretarit të Përbashkët për implementimin e marrëveshjeve

Dy ministret e jashtme shqitpare ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për  realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovës do të thellohet në të gjitha fushat dhe Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë avokatja me e fortë për Kosovën tek ndërkombëtarët. Këtë theksuan të dy ministret e Jashtme, ajo e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe ajo e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ndodhet për një vizitë një ditore në Tiranë.

Dy ministret ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për  realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Biseduam për përmbushjen e detyrave të lëna nga takimi dy kryeministrave Rama-Kurti më 27 shtator, ku do të ngrihet një Sekretariat i përbashkët si një strukturë operative dhe do të jetë një mekanizëm efikas për ndjekjen dhe realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe që do të nënshkruhen në të ardhmen. Do të ketë shtim të diplomacive të përbashkëta në zona si Afrika dhe Azia dhe ndërthurja e punës së diplomatëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në ambasadat ekzistuese. Kemi qene avokatja më e pakompromis për Kosovën, do të ngremë zërin për të dhe kemi lobuar dhe kritikuar hapur padrejtësisë që i është bërë Kosovës nga Brukseli për mos liberalizimin e vizave”, tha Xhaçka.

(Kosova Sot Online)