Ia mori rreth 260 euro për të blerë truall dhe nuk ia kthej, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 09:40
Ia mori rreth 260 euro për të blerë truall dhe nuk ia kthej, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan pasi që i njëjti i kishte marrë viktimës femër 259.90 euro dhe nuk ia kishte kthyer.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se viktimës femër kosovare ja kishte marrë 259.90 €, me qëllimin për blerjen e një trualli dhe nuk ja kishte kthyer më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet. 

(Kosova Sot Online)