A planifikon LDK në Prishtinë, koalicion me ndonjërën prej partive?

  • G.G /
  • 19 October 2021 - 11:07
A planifikon LDK në Prishtinë, koalicion me ndonjërën prej partive?

Lutfi Haziri në cilësinë e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësitë e ndonjë koalicioni të mundshëm të këtij subjekti me ndonjërën prej partive të tjera në Prishtinë.

Në Edicionin Special ai nuk specifikoi nëse do ketë koalicion mes LDK-së dhe ndonjë partie tjetër, përveç që deklaroi se kjo çështje iu takon secilit prej kryetarëve të komunave për të vendosu.

”Meqë unë ende në Gjilan nuk kam vendosur përfundimisht me dalë jashtë parimit të koalicionit me qytetarë, besoj që Prishtinës i takon të vendos kandidati dhe subjekti i degëve të Prishtinës”.

”Deri atëherë edhe pak është herë të flitet për koalicionet e mundshme. Për aq sa besoj që për Gjilan koalicioni i vetëm i mundshëm mbetet me qytetarë, mendoj ashtu.

”Përparim Rama në shkallën e parë dhe subjektet politike janë ata që vendosin. Në këtë fazë iu takon të gjithë kandidatëve të secilës komunë të vlerësojnë vetë se si duhet vepruar”.

(Kosova Sot Online)