Pse kaq shumë fletëvotime të pavlefshme në Prishtinë?

  • G.g /
  • 19 October 2021 - 11:12
Pse kaq shumë fletëvotime të pavlefshme në Prishtinë?

Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së Prishtina do të shkoj edhe një herë në votime. Kjo si pasoj e mos përmbushjes së përqindjes së kandidatit fitues prej 50 përqind të votave.

Është kandidati i LVV Arben Vitia i cili ka arritur 42.33 % të votave duke mos arritur të bëhet fitues i zgjedheve të 17 tetorit.

Kjo komunë do të shkoj në balotazh pas katër javëve.

Në anën tjëtër kandidati i LDK-së Përparim Rama ka arritur të siguroj 29.35% të votave.

Në kryeqytet kanë votuar 43.83% të votuesve apo thënë në numra 85 mijë e 356 votues.

Nga ky numër i votuesve sipas KQZ-së janë shpallur 1 mijë e 571 fletvotime të pavlefshme.

Në vendin e 3-të sipas rezultave ka arritur kandidati i PDK-së Uran Ismaili 21.64% të votave.

(Kosova Sot Online)