Haradinaj mbështet iniciativën e Vasfije Krasniqit për drejtësi për viktimat e dhunës sek*uale gjatë luftës

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 11:38
Haradinaj mbështet iniciativën e Vasfije Krasniqit për drejtësi për viktimat e dhunës sek*uale gjatë luftës

Thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të deputetes së Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi i janë bashkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Një fotografi me këtë mbishkrim e ka shkrepur edhe deputeti njëherit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj.

Krasniqi në seancën e sotme ka mbajtur në dorë një fletë me mbishkrimin “ralllyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Një fotografoi të përbashkët Vasfije Krasniqi e bëri me bashkëpartiaken Shqipe-Mehmeti-Selimi, si dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend.

(Kosova Sot Online)