Paralajmëron KRU “Hidrodrini”: Nuk do të ketë ujë në disa vendbanime

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 13:12
Paralajmëron KRU “Hidrodrini”: Nuk do të ketë ujë në disa vendbanime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se për shkak të punimeve në rrjet nuk do të ketë ujë të pijshëm gjatë ditës së mërkurë.

Sipas kompanisë, kjo ndërprerje do të jetë për disa lokacione duke filluar nga ora 07:00 deri 19:00.

“Për shkak të zhvendosjes së gypit shpërndarës DN 500, me lokacion në oborrin e ish-shkollës Ekonomike, rruga ‘Agim Qelaj’ në Pejë, me datë 20 tetor 2021 nuk do të ketë furnizim me ujë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 17:00, në fshatin Novosellë, B. T. Vitomerica I, II dhe III, Fusha e Pejës, Lugu i Trestenikut, Lugu i Leshanit, fshati Loxhë, Gorazhdevc dhe B. T. Kristal. Lusim konsumatorët që edhe pas rikthimit të furnizimit, për disa orë uji mos të përdoret për konsum të pijes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)