Trafikuan 15 ton kokainë, goditet banda shqiptare, 27 të arrestuar

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 14:57
Trafikuan 15 ton kokainë, goditet banda shqiptare, 27 të arrestuar

Një bandë shqiptare e trafikut të kokainës u godit të hënën në Belgjikë. Sipas gazetës 'De Standaard', 27 persona u arrestuan nën dyshimin se kanë importuar kokainë në sasi të mëdha.

Shumica e tyre janë shqiptarë, por ka edhe kolumbianë që bënin ‘larjen’ e kokainës në rajonin e Liege.

Në operacionin për goditjen e kësaj bande morën pjesë 300 oficerë policie. Mediat belge shkruajnë se janë sekuestruar 1.9 ton kokainë, 10 armë zjarri (mes tyre 5 kallashnikovë), 80 mijë euro në cash, kuaj dhe mallra të ndryshëm luksi. Një laborator për ‘larjen’ e kokainës u çmontua në një fshat në lindje të Belgjikës.

Një nga magazinat ku ruhej droga kontrollohej nga një person me mitraloz.

Hetimet për bandën nisën 3 vjet më parë. Rrjeti u zbardh pasi dekodimeve të mesazheve të kriptuara. Mes të tjerash raportohet se rrjeti ka importuar të paktën 15 ton kokainë gjatë muajve të  fundit përmes porteve të Roterdamit dhe Antverpës.

Kokaine vinte në tekstile të ndryshme si peshqirë dhe rroba, të cilat laheshin më pas për të nxjerrë kokainën e kristalizuar. Kjo punë kryhej nga disa kolumbianë të specializuar.

(Kosova Sot Online)