Statistikat e balotazhit në Prishtinë favorizojnë Arben Vitinë
Driton Vela ka publikuar statistikat e balotazhit në kryeqytet në periudhën e Kosovës së pavarur.
Vela nëpërmjet një statusi ka bërë të ditur se Prishtina në Kosovën e pavarur ka shkruar në balotazh 4 herë, derisa 3 herë ka fituar i cili ka pasur më së tepërmi vota në raundin e parë.
Ai ka shkruar se dallimi më i madh në vota (i shprehur në përqindje) në mes kandidatit të parë dhe të dytë është në vitin 2021, me ç'rast Arben Vitia udhëheq me 13% në raport me Përparim Ramën, dhe situata e tillë sipas tij favorizon Vitinë për të udhëhequr me Prishtinën.
Statusi i plotë:
Statistikat e balotazhit në Prishtinë në Kosovën e pavarur--
✅Prishtina ka shkuar në balotazh 4 herë
✅3 herë ka fituar kandidati i cili ka pasur më së tepërmi vota në raundin e parë
✅Dallimi më i madh në vota (i shprehur në përqindje) në mes kandidatit të parë dhe të dytë është në vitin 2021, me çrast Arben Vitia udhëheq me 13% në raport me Përparim Ramën.
✅Në vitin 2017 dallimi ishte 7.8%, në vitin 2013 dallimi ishte 10.9%, ndërsa në vitin 2007 dallimi ishte 11.2%.
(Kosova Sot Online)