Pas humbjes së Agim Bahtirit, kryetari i VV-së në Mitrovicë jep dorëheqje

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 20:06
Pas humbjes së Agim Bahtirit, kryetari i VV-së në Mitrovicë jep dorëheqje

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Mujka ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Ushtrues detyre i kryetarit të VV-së deri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Alban Uka.

Faruk Mujka udhëheq Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.

(Kosova Sot Online)