Berisha: Baton Haxhiu, avokati i studiove televizive, i Ramës dhe Bashës njëkohësisht

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 21:30
Berisha: Baton Haxhiu, avokati i studiove televizive, i Ramës dhe Bashës njëkohësisht

Nga foltorja që po mbahet sot në Peshkopi Berisha tregoi se cili do të jetë hapi i rradhës pas “foltores”.

Berisha: Në kuvend do paraqesim një program. Partia do marrë fizionominë që i takon. Do shkëlqejnë vlerat që u besojmë.

Këtyre që përpiqen tu paraqesin demokratëve disfatën si të ardhshme. Mbi Bashën rëndojnë 4 disfata. Ju mund të mos doni Berishën, por ju mendohuni a mund ti shprehet besimi një njeriu që kalon nga humbja në humbje.

Së dyti, hidhni sy ekraneve në tv. Baton Stanishiqi, avokati i Ramës dhe i Bashës. Demokratëve ju bëj thirrje të mendojnë. Bashkëpunëtori i Stanishiqit, shërbimeve jugosllave. Si mund të jetë avokat i dy kundërshtarëve? Ndodh vetëm në Shqipëri.

Unë e di pse ndodh. Ish kryetari ynë ka avokat në studio televizive avokatin e Ramës.

Jemi katandisur në këtë gjendje, ndaj ju ftoj të mendoni se ecim nga disfata në disfatë në këtë mënyrë.  


(Kosova Sot Online)