Arrihet koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë?

  • G.G /
  • 20 October 2021 - 11:38
Arrihet koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë?

Jo zyrtarisht Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur në Shtime.

Ky njoftim për bashkëqeverisje vjen pas një postimi të publikuar në faqen zyrtare nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu.

Në foto shihen së bashku kandidati i LVV-së për kryetar Qemajl Aliu dhe kandidati i LDK-së për kryetar, Bedri Zeqiri.

Aliu ka shkruar se Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!

Ky është postimi i plotë:

Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!

Kujtojmë që Qemajl Aliu në Shtime mori 45.10% të votave, pas tij Naim Ismajli i PDK-së me 44,64%.

Gjithçka mbetet të konfirmohet ditëve në vijim.

https://www.facebook.com/DrQemajlAliu/posts/636469541070430

(Kosova Sot Online)