Plagoset rëndë një person në Klinë, arrestohen tre të dyshuar

  • G.G /
  • 20 October 2021 - 12:19
Plagoset rëndë një person në Klinë, arrestohen tre të dyshuar

Mbrëmë rreth orës 18:20, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Qupevë e Ulët-Klinë.

Nga QKMF në Klinë Policia është njoftuar se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga Njësitet e Stacionit Policor në Klinë.

“Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, një nga ta i mitur”, njofton policia.

Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)