Kriza energjetike, vjen lajmi i fundit nga Qeveria e Kosovës

  • G.G /
  • 20 October 2021 - 13:20
Kriza energjetike, vjen lajmi i fundit nga Qeveria e Kosovës

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se furnizimi i qytetarëve me energji elektrike nuk varet shumë nga eksport, prandaj edhe nuk ka vend për panik sa i përket shtrenjtimin të rrymës për qytetarët.

Rizvanolli në “Fol hapur”, debat i organizua nga Lëvizja fol shtoi se kriza energjetike pritet që të vazhdojë deri në qershor të viti të ardhshëm.

Madje ajo ka ftuar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike dhe të evitojnë ngrohjen me rrymë gjatë dimrit, kur edhe rritet konsumi.

“Ne nuk mbështetemi krejt në eksport, nuk ka vend për panik, jemi në konsultim më të gjithë dhe po shohim çka po bëjnë edhe shtet të tjera. Ne nuk mund të prekemi aq shumë, dimrit importi rritet, kriza pritet të vazhdojë deri në qershor të vitit të vjetër”.

“Sa më shumë që importojmë kjo do të reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues. Të kursejmë energji, gjatë viti tjetër do të ketë ndikim, tarifat rishikohen në prill, t’i ikim ngrohjes me energji gjatë këtij dimri”.

(Kosova Sot Online)