Burri bleu kobran më helmuese në botë për të vrarë gruan

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 14:30
Burri bleu kobran më helmuese në botë për të vrarë gruan

Javën e kaluar, një burri indian u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij.  Në prill të vitit të kaluar, 28-vjeçari Suraj Kumar pagoi 7,000 rupi për të blerë një kobër, një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, shkruan BBC

Suraj shpoi një vrimë në një enë plastike, e futi kobrën brenda dhe e çoi në shtëpi. Trembëdhjetë ditë më vonë, ai e futi enën në një qese dhe e çoi në shtëpinë e vjehrrit të tij, rreth 44 km larg, ku gruaja e tij Uthra po shërohej nga një kafshim misterioz i gjarprit.

Suraj dhe Uthra ishin takuar dy vite më pare. Babai i Suraj ishte një shofer dhe nëna e tij një shtëpiake. Uthra, e cila ishte tre vite më e vogël se Suraj dhe kishte vështirësi në të mësuar, vinte nga një familje shumë më e pasur – babai i saj ishte një tregtar  dhe nëna e saj ishte një drejtoreshë shkolle në pension.

(Kosova Sot Online)