Peshonin 35 kilogramë, britanikut i heqin të dyja veshkat

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 14:51
Peshonin 35 kilogramë, britanikut i heqin të dyja veshkat

Një 54-vjeçar nga Windsor, Britani e Madhe, vuan nga sëmundja e veshkave policistike. Kjo është një sëmundje e trashëguar që shkakton rritjen e cisteve dhe mund të çojë në dështim të veshkave. Prek një person në 1000 dhe nuk ka shërim.

Edhe Warren Higgs iu nënshtrua një operacioni disa muaj më parë dhe kirurgët thanë se veshkat e tij ishin një madhësi rekord. Ato peshuan 35 kilogramë dhe kirurgët i hoqën të dyja.

 

Warren u kthye në një jetë relativisht normale tre muaj pas operacionit dhe deklaron se ndihet mirë.

“Unë mund të marr frymë dhe të ha”, tha Higgs, i cili shkon rregullisht në palestër.


(Kosova Sot Online)