Vetëm 251 vota dallimi mes të parit dhe të dytit – Kë do ta pëkrah PDK në Gjilan, Alban Hysenin apo Lutfi Hazirin?

  • G.G /
  • 20 October 2021 - 16:25
Vetëm 251 vota dallimi mes të parit dhe të dytit – Kë do ta pëkrah PDK në Gjilan, Alban Hysenin apo Lutfi Hazirin?

Mandati i pestë për kryetar të Gjilanit për Lutfi Hazirin, lehtësisht mund të varet nëse partia që drejton ai, Lidhja Demorkatike e Kosovës do të arrijë ndonjë marrëveshje me subjektin që dikur qeveriste këtë qytetet, Partinë Demokratike të Kosovës.

Aktualisht rezultati i 17 tetorit e ka nxjerr të dytin kryetarin Lutfi Haziri me 43.81 për qind apo me 18 mijë e 289 vota.

I pari në raundin e parë ka dalur kandidtati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili ka vetëm 251 vota para Lutfi Hazirit, me 44.43 për qinda apo 18 mijë e 550 vota.

Subjekti i tretë politikë që ka dal në këtë komunë është Partia Demokratike e Kosovës, gjegjësisht kandidatja për kryetare të komunës, Leonora Morina – Bunjaku.

Ajo të dielen e kaluar, ka siguruar 3 mijë e 438 vota, apo 8.24 për qind.

Por kë do ta përkrah PDK në Gjilan ?

Riad Rashiti që është ushtrues detyre i kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, ka thënë për Gazeta Blic se ende nuk kanë një qëndrim se kë potencalisht mund ta pëkrahin në raundin e dytë më 14 nëntor.

Rashiti ka thënë se interesim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK në këtë qytet ka, por deri tani sipas tij nuk ka pasur asnjë takim qoftë me LDK ose me VV.

“Ende nuk kemi qëndrim për këtë. Interesim se kah mund të shkojë PDK dhe votuesit e saj më 14 nëntor ka jashtëzakonisht shumë, por që takime nuk ka pasur. Dega e PDK në Gjilan ka strukturat e saj, ka kryesinë të cilët ata bashkë më Qendrën (PDK) mund të vendosin se cili do të jetë pozicionimi i PDK në raundin e dytë”, ka thënë Rashiti për Gazeta Blic.

Ai nuk ka dashur të komentojë fortë nëse programin që ka pasur PDK me kandidaten e saj mund të jetë më i përshatshëm për Lëvizjen Vetëvendosje apo LDK-në në Gjilan.

“Besimin e qytetarëvë kaq e kemi. Interesim për të qenë në koalicion me ndonjërën nga subjektet nuk është se kemi…. por prapë vendos Kryesia e PDK në Gjilan dhe partia në Qendër”, ka thënë Riad Rushiti u.d i kryetarit të degës së PDK.

(Kosova Sot Online)