Një sondazh i fundit e shpall fitues të balotazhit këtë kandidat në Prishtinë

  • G.G /
  • 20 October 2021 - 16:30
Një sondazh i fundit e shpall fitues të balotazhit këtë kandidat në Prishtinë

Shumë komuna të Kosovës kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor.

Në mesin e këtyre komunave bën pjesa edhe Prishtina, ku në balotazh do të përballen kandidatët e LVV-së dhe LDK-së, Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Dje mediat kosovare kane realizuar një sondazh se kush duhet të jetë kryetar i Prishtinës.

Sipas këtij sondazhi, 60.15 për qind janë pro Arben Vitisë apo 2442 vota.

Ndërsa, për kandidatin e LDK-së Përparim Rama kanë votuar 39.85 për qind e votuesve apo 1618 vota.

Në përballjen e tyre pas një muaji do të shohim se cili nga të dy do të dalë fitues nga votat e qytetarëve.

(Kosova Sot Online}