Propozimi i këtij analisti mund t'i lërë pa gjumë politikanët kosovarë që blenë prona publike me çmime qesharake

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 20:26
Propozimi i këtij analisti mund t'i lërë pa gjumë politikanët kosovarë që blenë prona publike me çmime qesharake

Propozimi i analistit, Liri Loshit për ata që kanë ble prona publike me çmime qesharake mund t'i lë pa gjumë shumë politikanë në Kosovë.

"Së dyti, nëse ka pasur shkelje të peocedurave të rregullta apo rrethana ndikimi dhe presioni të personave me ndikim gjatë bërjes së ligjit, duhet të shikohet mundësia e zhvlerësimit të atij ligji përmes Kuvendit të Kosovës.

Së treti, duhet të caktohet përgjegjësia e secilit person që ka qenë i involvuar qoftë në shitjen, qoftë në blerjen e tokave. Të përgatitet lënda dhe t’i dërgohet prokurorisë.

Së katërti, Vetëvendosje duhet të shohë a ka pasur individë që janë anëtarë të këtij subjekti e qē kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në një aferë të tillë potencialisht korruptive dhe kriminale. Pra, ta pastrojë veten moralisht the politikisht nga njerëzit me të kaluar korruptive dhe kriminale.
Së pesti, tokat t’i kthehen shtetit dhe të ndodh vlerësimi real i tyre për një proces të ri eventual të privatizimit, ku çmimin e shitjes do ta përcaktonte konkurrenca e blerësve përmes anakndit publik.", ka shkruar mes tjerash Loshi në Facebook.

(Kosova Sot Online)