Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë zhvillon aksion në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 20:41
Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë zhvillon aksion në Prishtinë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës. Aksioni po realizohet nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Por, Krasniqi nuk ka dhënë detaje se a ka arrestime gjatë aksioni, pasi tha se aksioni është ende duke u zhvilluar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë Bajrami. 

(Kosova Sot Online)