Lajçak: Pas 6 muajve besoj që do të paraqiten gjetjet konkrete lidhur me marrëveshjen për targat

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 11:56
Lajçak: Pas 6 muajve besoj që do të paraqiten gjetjet konkrete lidhur me marrëveshjen për targat

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka treguar se sot është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e një zgjidhje për targat.

Ai ka thënë se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që pas 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.

“Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak..

(Kosova Sot Online)